Granit Xhaka

E kryer/ Granit Xhaka është i Leverkusenit, kontratë 5-vjeçare për shqiptarin! Arsenali merr miliona euro

6 Korrik 2023, 14:26| Përditesimi: 6 Korrik 2023, 14:33

  • Share

Granit Xhaka (30 vjeç) do jetë mesfushori i ri i Bayer Leverkusen në Bundesligë. Mesfushori shqiptar do lërë Arsenalin dhe për pesë vitet e ardhshme do jetë pjesë e Bundesligës, duke u rikthyer sërish në futbollin gjerman pas aventurës me Borussia MGladbach.

Tanimë gjithçka ka përfunduar, me palët që kanë gjetur akordin mbi bazën e 25 milionë eurove. Xhaka do jetë për pesë vite pesë e "Aspirinave", duke luajtur sezonin e ri në Europa League.

30-vjeçari Xhaka do jetë nën urdhërat e Xabi Alonsos, një prej ish-mesfushorëve më të mirë në botë, që tanimë drejton Leverkusenin. Kështu, pas shtatë vitesh në "Emirates" dhe një sezoni të fundit fantastik, Xhaka do përshëndetet me "Topçinjtë" e Londrës edhe pse kishte një vit tjetër kontratë.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?