Endri Çekiçi me Kombëtaren

E kryer/ Endri Çekiçi firmos në Turqi, lojtari i Kombëtares me ekip të ri

1 Gusht 2023, 09:55
  • Share

Endri Çekiçi mund të quhet fantazisti më i ri i Rizespor në elitën e futbollit turk. 26-vjeçari ka gjetur akordin me klubin e ri dhe do jetë sërish pjesë e Superligës në këtë vend, pas largimit nga Konyaspor. Lojtari i Kombëtares nuk ka ndërruar ambient, por vetëm skuadër.

Gjithçka duket se u përshpejtua nga trajneri i Rizespor, Ilhan Palut, me këtë të fundit që e ka pasur shqiptarin edhe te Konyaspor në të kaluarën. Marrëveshja është arritur dhe brenda 24 orëve pritet zyrtarizimi i Çekiçit në Turqi.

Pogradecari ka luajtur 11 ndeshje dhe ka shënuar një gol me Kombëtaren, teksa në karrierë ka luajtur me Teutën, Dinamon e Zagrebit, Lokomotivën e Zagrebit, NK Olimpija në Slloveni dhe Ankaragucu e Konyaspor në Turqi.

Vlera e Çekiçit në treg është 3.2 milionë euro dhe sezonin e fundit sulmuesi anësor luajti 20 ndeshje duke shënuar dy gola.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?