Marash Kumbulla

E kryer/ Akord mes palëve, Marash Kumbulla rinovon me Romën

5 Prill 2023, 15:00| Përditesimi: 5 Prill 2023, 15:01

  • Share

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla ka gjetur akordin dhe do rinovojë me Romën deri në verën e 2027. Janë mediet në Itali që konfirmojnë se 23-vjeçari do shtojë edhe me dy sezone marrëveshjen me klubin e Serie A. Edhe pse nuk ka marrë shumë minuta këtë sezon dhe trajneri Mourinho nuk e ka në zgjedhjet e para, Kumbulla ka bindur drejtuesit dhe tanimë marrëveshja është gati.

I formuar te moshat e Hellas Verona, Kumbulla shkëlqeu në Serie A dy sezone më parë, teksa ishte Roma që pagoi 25 milionë euro në verën e 2020 për ta bërë të vetin. Me vetëm 10 ndeshje këtë sezon në të gjitha kompeticionet, Kumbulla ia ka dalë të shënojë edhe një gol në Europa League.

Lëvizja e Romës duket se është edhe një "sms" për Mourinhon, me portugezin që duhet t'i japë më shumë minuta talentit shqiptar të mbrojtjes.

S.DH/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pjeter: 05/04/2023 19:22

    Per mua rinovimi eshte me shume per te rrit sado pak vleren e kartonit,me shume mundesi Kumbulla del ne merkaton e Veres,fare mire mund te perfundoje ne ndonje skuader Angleze,e me sa di une i skadonte vitin tjeter kontrata,qe do te thoshte,parametra zero largimi!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?