E kritikuan për vallëzimin me flamurin serb, Lorik Cana i del në mbrojte Rita Orës: Je yll

29 Gusht 2023, 10:05| Përditesimi: 29 Gusht 2023, 10:26

  • Share

Këngëtarja shqiptare Rita Ora u ‘kryqëzua’ në rrjet pasi performoi me një flamur serb në Hungari edhe pse sqaroi se flamurin ia dha një fans dhe se nuk e pa cili ishte.

Përveç komenteve negative, ka pasur edhe personazhe që i kanë dalur në mbrojtje.

Edhe Lorik Cana ish kapiteni i kombëtares shqiptare i ka treguar mbështetjen Rita Orës. 

Ai ka postuar një foto ku shfaqet Rita e vogël me veshje tradicionale shqiptare për të përcjellë mesazhin se Rita Ora që në vogli e deri sot ka thënë me krenari se është nga Kosova dhe e do vendin e saj dhe e ka promovuar kudo. Bashkangjitur me foton është dhe një yll si meteor, si simbol që ajo është një yll që do të vazhdojë të shkëlqejë. 

Postimi i Lorik Canës në instagram

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?