Armando Broja dhe Pochettino

E konfirmuar/ Armando Broja largohet këtë janar nga Chelsea me një kusht

21 Janar, 21:46| Përditesimi: 21 Janar, 21:48

  • Share

Chelsea ka vendosur të largojë Armando Brojën nga ekipi këtë muaj. Blutë kërkojnë një ekip që ta marrë sulmuesin në huazim, me kushtin që të pagujanë edhe 40 milionë euro verën që vjen për ta blerë.

Sipas 'The Sun', klubi londinez ka ndërmend ta shesë sulmuesin kuqezi dhe është i gatshëm ta huazojë lojtarin këtë muaj. Blutë do të pranojnë një ofertë për huazimin e sulmuesit me kusht që në marrëveshje të përfshihet edhe blerja e detyrueshme e lojtarit për 35 milionë stërlina (40 milionë euro).

Ofertat për Brojën nuk mungojnë, sepse sulmuesi shqiptar është shumë i vlerësuar në të gjithë Europën. Për të interesohen edhe klube të Premier League si Wolves, West Ham dhe Fulham.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?