E konfirmon vetë klubi, personazhi i parë me COVID-19 në futbollin brazilian është trajneri Flamengo-s

17 Mars 2020, 10:25| Përditesimi: 17 Mars 2020, 10:26

  • Share

Koronavirus ka shënuar të prekurin e parë në futbollin brazilian. Bëhet fjalë për trajnerin e Flamengos, Jorge Jesus, i cili ka rezultuar pozitiv në testin që klubi i ka bërë të gjithve pjestarëve të stafit.

Jorge Jesus dhe Flamengo në javët e fundit të 2019 fituan kampionatin brazilian si dhe Kupën Libertadore. Përsa i përket çështjes në fjalë klubi i Flamengos në një postim në faqen zyrtare ka shkruar:

“Flamengo informon se testet për praninë e e COVID-19 te lojtarët, stafi teknik dhe pjestarët e menaxhmentit përfunduan pasditën e së hënës. Klubi informon se trajneri Jorge Jesus ka rezultuar në provën e parë I prekur nga COVID-19. Analiza nuk është përfundimtare. Testi i dytë do të saktësojë gjithçka.”

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?