Sulmuesi i Interit Romelu Lukaku

E konfirmon Interi, Lukaku pritet nga ora në orë në Milano! A do ta presë kush në aeroport?

28 Qershor 2022, 15:20| Përditesimi: 28 Qershor 2022, 15:22

  • Share

Romelu Lukaku për pak orë do jetë në Milano për të veshur edhe njëherë fanellën e Interit. Lajmin e ka konfirmuar CEO i klubit ziklatër Beppe Marotta, i cili është shprehur se ‘me shumë mundësi në orët e ardhshme belgu do jetë në Milano’.

Rikthimi i tij vetëm pas një viti te Interi është i bujshëm, por vështirë se sonte Lukaku do ketë njerëz për ta pritur në aeroport. Tifozët ultras të Interit ‘Curva Nord’ nuk e kanë falur për ‘tradhëtinë’ e sezonit të kaluar, teksa u largua në një periudhë të vështirë për klubin. Ata kanë bërë thirrje që asnjë tifoz ultras të mos jetë në aeroport kur të mbërrijë 29-vjeçari.

Inter riktheu Lukaku-n në Milano duke e marrë në huazim nga Chelsea pasi në klubin londinez Lukaku humbi shkëlqimin që kishte në Itali. Sulmuesi është huazuar për 12 muaj, por ekziston mundësia që të mos e ndërpresë më aventurën me Interin.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?