Armando Broja

E konfirmojnë në Itali, Milani vihet pas Armando Brojës

6 Qershor, 21:56| Përditesimi: 6 Qershor, 21:59

  • Share

Milani në Serie A po shqyrton mundësinë e nënshkrimit me Armando Brojën, i cili e kaloi gjysmën e dytë të sezonit 2023-24 në huazim te Fulham.

Sipas gazetarit sportiv Nicolo Schira, kuqezinjtë italianë e shohin shqiptarin si një sulmues rezervë. Më herët u raportua se “Blutë” e Chelsea synojnë të ndahen përfundimisht me Brojën pasi ai të kthehet në klubin londinez.

Te Fulhami, 22-vjeçari shqiptar luajti 8 ndeshje, duke dhënë vetëm një asistim. Gjithashtu, u raportua se Chelsea është i gatshëm të sakrifikojë sulmuesin shqiptar së bashku me tre lojtarë të tjerë për të mbajtur mbrojtësin Levi Coluill.

"Armando Broja është gati të largohet nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të verës. Milani ka shfaqur interes për rolin e sulmuesit rezervë", thotë gazetari italian.

 Milani e përfundoi sezonin në vendin e dytë në renditjen e Serie A, pas Interit me 19 pikë.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pile e zeze: 07/06/2024 00:58

    Ky esht sulmuesi me kot qe ka nxjerr historia e futbollit, kete çojeni ne turqi te luaj ndoshta shenon disa gola ashtu siç beri dhe manaj kete vit. Milani ka colombon ka kamarden te cilet jan 1000 her me te mire se ky.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi kërkon që Greqia të heqë ligjin e luftës, si e vlerësoni?