Kronikë

E kishte fshehur në gomën rezervë të makinës, sekuestrohen mbi 8 kg kanabis në doganën e Morinës

10 Nëntor 2021, 20:46| Përditesimi: 10 Nëntor 2021, 21:38

  • Share

Një 30-vjeçar është vënë në pranga të policisë, pasi është kapur duke trafikuar lëndë narkotike në doganën e Morinës. Policia ka arrestuar shtetasin S. B., 30 vjeç, banues në Shkodër.

Në dalje të Pikës Kufitare Morinë, gjatë kontrollit në vijën e dytë, në automjetin tip "Alfa Romeo", në gomën rezervë u gjetën të fshehura 8 pako të mbështjella me celefon, brenda të cilave kishte lëndë narkotike të dyshuar kanabis, me peshë totale 8 kilogramë e 691 gramë.

Vijojnë hetimet nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për dokumentimin ligjor të përfshirjes të personave të tjerë në këtë aktivitet kriminal.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, si dhe automjeti tip "Alfa Romeo".

Materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?