Foto ilustruese

Kronikë

E kishin mbjellë në serë, sekuestrohet 262 kg kanabis në Vlorë, shpallen në kërkim 3 kultivuesit! Arrestohet kryeplaku i fshatit Kaninë dhe punonjësi i OSHEE

17 Gusht 2021, 11:18| Përditesimi: 17 Gusht 2021, 11:28

  • Share

262 kilogramë kanabis është sekuestruar në fshatin Kaninë nga policia e Vlorës, pas një operacioni të koduar 'Çairet'. Policia ka shpallur në kërkim 3 autorët e dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike, shtetasit Fatbardh Kapllanaj, 45 vjeç, Engjëllush Kapllanaj, 22 vjeç dhe Klajdi Kapllanaj, 20 vjeç.

Shpallja në kërkim e këtyre shtetasve u bë pasi, në vendin e quajtur “Çairet”, në fshatin Kaninë, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë në banesën e shtetasit Fatbardh Kapllanaj, u gjet dhe u sekuestrua 210 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient pranë banesës së këtij shtetasi, e përshtatur si serë, me lidhje të jashtëligjshme të energjisë elektrike, policia gjeti fidanë narkotikë të kultivuar në serë dhe në kubikë, si dhe një sasi prej 52 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, në proçes tharje.

Ndërkohë policia ka arrestuar në flagrancë dy shtetas që nuk përmbushën detyrën, kyreplaku i fshatit Kaninë Andon Todi, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit" dhe Gramos Islamaj, punonjës i OSHEE-së, për “Shpërdorim i detyrës”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Kultivim i bimëve narkotike”, “Vjedhje e energjisë elektrike”, "Shpërdorimi i detyrës" dhe "Moskallëzimi i krimit".

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?