Erion Veliaj

'E kisha neglizhuar prej kohësh', Veliaj falenderon mjekët që e operuan: Ky vend ka profesionistë plot dinjitet për t'i pasur zili e gjithë bota

31 Mars, 21:58| Përditesimi: 31 Mars, 22:04

  • Share

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka falenderuar mjekët e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” të cilët realizuan ndërhyrjen kirurgjikale për heqjen e qeses së tëmthit. Përmes një postimi në rrjete sociale, kryebashkiaku Veliaj thekson se kujdesin e tyre këtë fundjavë, e përjetoi plot mirënjohje dhe admirim.

“Si shumë prej nesh, që i japin mend botës dhe neglizhojnë veten, kisha neglizhuar prej kohësh një problem me gurët në tëmth, deri kur situata po bëhej akute dhe u desh ndërhyrja kirurgjikale në QSUT, këtë fundjavë Pashke. Por, teksa humba 2 gurë bashkë me tëmthin, fitova dy shokë për jetë, kirurgun e super talentuar Endri Shehu dhe reanimatorin ekselent, Ernest Caka, djem të rinj e të papërtuar, rritur me halle, e që ia kanë dalë vetë në çdo hap të karrierës. Unë isha vetëm një nga 8 operacionet që ata kryen atë ditë, duke ruajur njerëzillëkun e mirësinë tek secili prej nesh, nga ora 8 e mëngjesit deri në mesnatë!   Por, nuk ka dishepuj të mirë pa mentorë të zotë si Prof. Arben Gjata dhe Prof. Krenar Lilaj, që kanë rritur një fidanishte mjekësh të rinj e të talentuar, me durim e mendje të hapur. Kujdesin e tyre ndaj meje dhe pacientëve të tjerë, këtë fundjavë, e përjetova plot mirënjohje dhe admirim.   Dhe qershia mbi tortë: një skuadër post operatore infermierësh, e drejtuar nga e papërtuara Aida Hajro, me djem e vajza të marrë me rezultate të shkëlqyera nga portali, më mbushi me shpresë sesi një reformë aq e debatuar ia ka dalë të prodhojë një dream-team, që ia kalon privatit, si në cilësinë e shërbimit edhe në kushtet e spitalit.   Shumë kurajo Ministres Albana Koçiu dhe Dr. Alma Canit, që po vazhdojnë me guxim dhe fokus punën e mbarë të nisur nga Ogerta Manastirliu dhe Albana Fico, për ta kthyer QSUT në histori mbresëlënëse transformimi”, thotë Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizon se ky vend ka kaq talent, mirësi, dashuri e mençuri, sa shpesh i çmojmë vetëm në fatkeqësi si tërmeti, pandemia apo sfidat personale.

“Ka policë, ushtarakë, zjarrfikës, mësues, mjekë e infermierë plot dinjitet e profesionalizëm, për t'i pasur zili e gjithë bota. Ndaj, lipset nga secili prej nesh ta inkurajojmë të mirën, të bukurën e talentin, çdo ditë!  Ky ishte përjetimi i kësaj Pashke nga unë, Ajola dhe Kajan, me lutjet për më shumë dashuri, shëndet e mbarësi për gjithë familjet tuaja e vendin tonë të bekuar! Përulësisht mirënjohje për gjithë mesazhet tuaja dhe bekime pafund”, shkruan Veliaj.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bajram Bala: 02/04/2024 09:04

    Te shkuara zoti Erion Pune te mbare mjekeve shqiptar Te perparojne mjeket e talentur ne detyren humanitare qe kane Sic komentoi nje person me lart, jam dakord per sherbim pa dallime

    Përgjigju
  • Madrit: 02/04/2024 02:32

    Kushedi sa lek ka pagujt i shkreti. I ka marre borxh

    Përgjigju
  • Era: 01/04/2024 16:15

    Mjeket jane vertet te mire,po nuk jane per qytetaret e thjeshte qe oerbejn shumicen,jane vec per ju "vipat"

    Përgjigju
  • D5 Bashkia: 01/04/2024 15:14

    Duken nga barku qe jane te mire.

    Përgjigju
  • Populli: 01/04/2024 07:15

    Kur behet fjale per ..... e dime te gjithe por kur eshte fjala per njerzit e thjesht prap e dime te gjithe

    Përgjigju
    • danja: 01/04/2024 11:26

      kam kaluar vete te njejtin operacion me keta dy doktore. jane thjesht heronj dhe njerez te mrekullueshem. cdo fjale e lali erit eshte e sakte. dr. endri dhe nesti e meritojne jo keto fjale por dhe shume mirenjohje te tjera

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?