Gjykata e Apelit Tiranë

E kërkon edhe Italia, Apeli kyç në qeli 'skifterin' laçjan që tentoi të vrasë shokun

21 Prill 2020, 14:40| Përditesimi: 21 Prill 2020, 14:43

  • Share

Gjykata e Apelit Tiranë ka caktuar masën e “arrestit në burg” për Artur Jakupin (Zhgjuni), arrestuar pak ditë më parë nga RENEA në fshatin Godull. Ndaj Jakupit, është ngritur akuza e ”Vrasjes me dashje” mbetur në tentativë ndaj shokut të tij, Denis Mesi. Ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2019, në një fshat të Laçit.

Të dy personazhet e kësaj ngjarje janë të skeduar nga policia si persona që merren me kultivimin e lëndëve narkotike. Ende nuk dihet motivi i tentativës së vrasjes ndaj Denis Mesit, por mendohet se një sherr banal mes tyre ka sjellë dhe përdorimin e armëve.

Pas ngjarjes Jakupi është larguar me shpejtësi ndërsa ka qëndruar i fshehur, deri në momentin kur në banesën e tij, kanë hyrë forcat e policisë dhe e kanë arrestuar. Teksa është shoqëruar në komisariatin e Laçit, policia ka mësuar se Jakupi ishte në kërkim edhe nga drejtësia Italiane, pasi një mandat arresti është lëshuar për këtë person për akuzën e “Vjedhjes me armë”, “Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake”.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?