Kronikë

E kërcënoi se do e vriste po nuk i dha 10 mijë euro, arrestohet në Itali 36-vjeçari i kërkuar nga drejtësia shqiptare, ekstradohet në vendin tonë

5 Shtator 2021, 09:58| Përditesimi: 5 Shtator 2021, 10:01

  • Share

36-vjeçari Behar Aliaj është arrestuar në Itali me qëllim ekstradimin në vendin tonë ku prittë të vuaj dënimin me burg për gjobvënie dhe kanosje për dhënie pasurie.

Ngjarja ka ndodhur në 2017, ku 36-vjeçari nga Fieri ka kërcënuar shtetasin E.B., se nëse nuk i jepte 10 mijë euro brenda dy muajve do ta vriste. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Sheq i Madh” në Fier, dhe  pas denoncimit të tij ai është arratisur drejt Italisë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin e datës 24.05.2018 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.  

Për ngjarjen, Behar Aliaj u shpall në kërkim ndërkombëtar dhe u arrestua në Itali ku fshihej. Ai u ekstradua ditën e sotme drejt Shqipërisë për vuajtjen e dënimit.   

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?