E keqja s'triumfon asnjëherë! Historia frymëzuese, i  moshuari shqiptar u grabit sapo doli nga spitali, si u ndihmua nga oficerët në Bari

13 Janar 2021, 20:29| Përditesimi: 13 Janar 2021, 20:30

  • Share

Pas një periudhë të gjatë tre vjeçare në një spital italian në veri të Italisë, ku edhe ishte operuar për tri herë rresht, vendos të kthehet në Shqipëri i gjori personazh i këtij tregimi real. Niset me autobus nga vendi ku ishte spitali ku ishte trajtuar dhe mbërrin në stacionin e trenave të Milanos. Atje pikaset nga dy shqiptarë të rinj, të cilët pasi e kanë afruar e grabisin duke e lënë pa para e dokumente. Paratë rreth 300 euro i duheshin për biletën e trenit deri në Bari, taksinë, biletën e tragetit Bari-Durrës dhe ushqim.

I vetmuar dhe i pashpresë në stacionin e Milanos i afrohet një karabinier, i cili pasi e kuptoi që ishte shqiptar i flet në shqip: "Me çfarë mund t'ju ndihmoj xhaxha?" Ishte një djalë me origjinë shqiptare i lindur e rritur në Itali e i veshur me uniformën e zezë e të bukur të karabinierisë. Po ja, i tregon burri i moshuar, më kanë grabitur dy djem shqiptarë dhe kam mbetur në mes të katër rrugëve dhe për më tepër jam i sëmurë dhe kam këmbën e krahun të paralizuar. M'i morën të gjitha, paratë e dokumentet përfshirë edhe kartën e spitalit e më lanë vetëm dokumentet e spitalit ku kam qenë për tri vite. Karabinieri "ynë" e merr burrin, i blen atij biletën e trenit për në Bari dhe i siguron edhe ushqim. Me të mbërritur në Bari, burri shkon në port. Natyrisht që asgjëkund mund të shkonte i gjori, pa dokumente e pa parà s'ka agjenci që të pret biletë në këto kushte. Në portin e Barit ku për fat ka edhe miq të shqiptarëve, burri pikaset nga një ushtarak i Guardia di Finanza, i cili pa hezituar kontakton kolegun e tij të policisë shqiptare në Bari dhe i shpjegon se një person ka nevojë për ndihmë. Kaq mjaftoi dhe me mbështetjen e Konsullatës së Përgjithshme dhe me pak solidaritet burri pajiset me dokument udhëtimi. Nga këtu drejt portit ku njëra nga kompanitë e udhëtimit, që s'ka rëndësi se kush është edhe pse do e meritonte një reklamim, e pajis me biletë falas dhe bëhet gati për të udhëtuar drejt Shqipërisë.

Përse e shkrova këtë mund të thotë dikush?

Po ja, se mendoj se së pari e keqja nuk triumfon asnjëherë. Se në jetë paratë kanë vlerë monetare, por njerëzit kanë vlerë më të madhe. Se jam i sigurt që ata që grabisin njerëz të sëmurë e në moshë do e gjejnë me siguri rrugën e tyre drejt errësirës dhe se sot është festa e policisë dhe ky është një rast me policë të mirë. Se nuk është as rasti i parë dhe as do jetë i fundit, dhe mendoj se njerëzit duhet të jenë të bindur se nuk janë kurrë vetëm në një vend të huaj.

Komento

Komente

  • sapa: 15/01/2021 04:02

    Po ne shqiperi ka triumfuar e mira?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?