Foto ilustruese

E keni bërë vaksinën kundër COVID? Hapat si mund të merrni ‘pasaportën’ në e-Albania për të lëvizur të lirë (procedura)

7 Shkurt 2021, 21:58| Përditesimi: 7 Shkurt 2021, 22:55

  • Share

Shqipëria ka bërë gati “pasaportën” për personat që janë vaksinuar kundër COVID dhe ajo mund të merret përmes e-Albania.

Të gjithë mund të futen te e-Albania duke u identifikuar si qytetar, më pas do të zgjidhni shërbimin “Pasaportë vaksinimi Covid-19” duke klikuar mbi dokumentin. Shërbimi elektronik "Pasaportë vaksinimi Covid-19" ju mundëson të gjithë qytetarëve që kanë kryer dy dozat e vaksinimit të gjenerojnë online pasaportën e vaksinimit për covid-19 me kodin unik.

Pas kryerjes së vaksinimit ju do të njoftoheni nëpërmjet mesazhit në telefonin tuaj kur pasaporta të jetë gati për t'u shkarkuar në portalin e-Albania. Deri tani në Shqipëri kanë ardhur fillimisht 970 doza nga një vend i BE-së dhuratë dhe 1170 doza të tjera nga kontrata me Pfizer, me të cilat po vijon vaksinimi i mjekëve që janë në vijën e parë të luftës.

Hapat për pasaportë vaksinimi COVID-19:

Shërbimi elektronik "Pasaportë vaksinimi Covid-19" ju mundëson të gjithë qytetarëve që kanë kryer dy dozat e vaksinimit të gjenerojnë online pasaportën e vaksinimit për covid-19 me kodin unik. Pas kryerjes së vaksinimit ju do të njoftoheni nëpërmjet mesazhit në telefonin tuaj kur pasaporta të jetë gati për t'u shkarkuar në portalin e-Albania. Baza ligjore: - Ligji nr.10107 datë 30.03.2009 “ Për Kujdesin Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar; - Ligji nr. 15/2016, datë 10.03.2016, “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”;

Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin "Pasaportë vaksinimi Covid-19"; - Klikoni butonin "Përdor"; - Klikoni butonin "Shkarko dokumentin"; Pasaportën e vaksinimit Covid-19 me kodin unik mund ta gjeni në çdo kohë në seksionin "Dokumentet e mia" te hapësira juaj në portalin e-Albania.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Menjëherë

Kostot
Pa pagesë

APLIKO:

Komento

Komente

  • vaksina: 08/02/2021 18:24

    per gjith trapat komentues qe japin shifra te vendeve te huaja:na hengshi shiringen se llafe thone te gjithe debilat si puna juaj por me fol me fakte esht shuuuum e veshtire per ju se nuk ju japin pershesh. ishte njoni dje qe thoshte qe gerrqija e tij kishte vaksinuar gjysmen e popullsise e kur i nxoren faktet kanceloi komentin.ne gjermani france itali jane vaksinuar rreth 17-19 % e popullsise. ju cfar shit kerkoni nga vendi i vogel i ballkanit?dihet qe esht si ne xhungel:i madhi ha te voglin...e sa per pasaporte vaksinimi rrini te qete se e ka filluar lufthansa duke thene qe kush nuk ben vaksinen nuk hipen ne avjonet e tyre....lere pastaj shtetet qe permenda qe po e kerkojne kete gje

    Përgjigju
  • Turi: 08/02/2021 16:16

    1- Cili vend ne bote e njef Passaporten Shqiptare te vaksinimit sipas teje Edi Rama? 2- Po ato qe e kane kaluar Covid-19 si i behet?

    Përgjigju
  • Besa: 08/02/2021 16:16

    Po ca passporte kur skemi vaksina. Plane beni po mos na shqetesoni kot pasi nuk dime ca presim

    Përgjigju
  • Vloreee: 08/02/2021 12:41

    Futja pordhes o edi futja.... Me 700 veta qe jan vaksinuar ... Turp i madhe

    Përgjigju
  • Andi: 08/02/2021 10:22

    Kjo ka vlere kur te kesh vaksinuar nje 1 milion shqiptare, jo 350 sa jane deri tani!

    Përgjigju
  • One: 07/02/2021 22:51

    Peshku ne det, tigani ne zjarr

    Përgjigju
    • Kolloqitjemerigon: 08/02/2021 00:00

      Sa bukur e ke thene!

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?