Foto ilustruese

Ndodhi në Korçë, emigrantin e kafshon gjarpri teksa mundohet të kalojë nga vija e gjelbër në Trestenik të Devollit

17 Korrik 2023, 10:49| Përditesimi: 17 Korrik 2023, 11:02

  • Share

Sipas asaj që thotë policia ky shtetas ka qenë i shoqëruar edhe nga një shtetas tjetër emigrant i paligjshëm nga vendet e lindjes së mesme të cilët kanë qenë duke kaluar kufirin por e papritura ju ka ndodhur gjatë rrugës ku një gjarpër ka kafshuar njërin prej tyre.

Fillimisht emigranti ka marrë mjekim më spitalin e Bilishtit.

Ajo që konfirmojnë bluzat e bardha është se ky shtetas është jashtë rrezikut për jetën ndërsa burime nga policia theksojnë se ky shtetas është një emigrant përsëritës.

Ka shkelur disa herë në tokën tonë dhe është kthyer mbrapsht por kjo nuk e ka ndalur që ai të rikthehet përsëri për të provuar fatin drejt BE.

Duhet thënë se Tresteniku është një nga zonat më të frekuentuara nga emigrantët si një nga pikat kyçe që ndjekin për të hyrë në vendin tonë dhe më pas të kalojnë drejt vendeve të BE.

M.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Den: 17/07/2023 11:03

    Or tunxh,nuk ka kobra ne europe,vinit nje foto tjeter,mire qe nuk vute anakonden

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?