Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj

E ka falur?! Beatrix ‘zbutet’ për Shën Valentin, pranon lulet nga Donaldi! Ja si reagoi ajo

15 Shkurt 2022, 05:32| Përditesimi: 15 Shkurt 2022, 05:39

  • Share

Beatrix Ramosaj pati një moment zemërimi me Donaldin, kjo prej një shakaje që u tha brenda shtëpisë së 'BBV' me Salsano Rrapin e Ermal Mamaqin. Zemërimi i saj u nënkuptua duke qenë së këngëtarja e njohur nuk shkoi të takonte partnerin e saj në Prime. Por mesa duket, festa e Shën Valentinit e ka ‘zbutur’ Beatrix ku nëpërmjet një postimi në InstaStory ajo ka ndarë lulet e dërguara nga Donaldi  i cili ia kishte lënë porosi Romeos.

Ajo u lajmërua pas disa ditësh në Instagram dhe i ndau me ndjekësit dhuratat e Shën Valentinit. Përpos buqetës së Donaldit ajo pranoi edhe të tjera nga fansat dhe për këtë i falënderoi.

‘Ju dua’, shkroi ajo duke ndarë në profilin e saj dhuratën e Donaldit dhe fansave.

Postimi i Beatrix Ramosaj në InstaStory

 

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?