Sergei Lavrov

E injoruan në takimin e OSBE-së, ministri i Jashtëm rus: Blinken e Borrell janë frikacakë

1 Dhjetor 2023, 22:30| Përditesimi: 1 Dhjetor 2023, 22:35

  • Share

Konferenca e ministrave të Jashtëm të OSBE-së, të enjten e 30 nëntorit, në Shkup, nuk është zhvilluar si zakonisht.

Pjesëmarrësi më i diferencuar nga homologët e tij, në konferencë, ka qënë ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov.

Mospërfillja nga homologët e tij, ka acaruar Lavrovin duke bërë që ky i fundit të përdorë një retorikë që tregoi qartë inferioritetin e tij në takim.

Gjatë një deklarate për mediat, ministri rus i quajti frikacakë ata që refuzuan të bisedojnë me të, përfshirë Sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinkenin e Amerikës dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrellin.

“Ata me gjatë besojnë se duke vepruar kështu e potencojnë qëllimin e tyre për ta izoluar Rusisë, por unë besoj se ky është një akt qyqari. Ata kanë frikë nga një ballafaqim i ndershëm dhe i bazuar në fakte”, ka thënë kryediplomati rus.

Raportohet se Blinken është larguar nga Maqedonia e Veriut para se të vinte Lavrov, duke shmangur kështu përballjen me diplomatin rus.

Po ashtu, ministrat e Jashtëm të Baltikut, Polonisë dhe Ukrainës kanë refuzuar të shkojnë në Shkup, për shkak të pranisë së Lavrovit.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?