Fatime Poçi

E infektuar me COVID-19, humb jetën infermierja! Prej një muaji ishte shtruar te Sanatoriumi

24 Mars 2021, 10:04| Përditesimi: 24 Mars 2021, 10:14

  • Share

LIBRAZHD- COVID-19 i ka marrë jetën një infermiereje nga Librazhdi.

Mësohet se nuk ka fituar dot betejën me virusin e pabesë Fatime Poçi. Mësohet se Poçi prej një muaji ishte e shtruar në Sanatorium, teksa prej 2 ditësh ishte e intubuar.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të koleges sonë të nderuar Znj. Fatime Poci, 57 vjeçe prekur nga COVID-19.

Ndarja nga jeta e znj . Poci, është një humbje e madhe për familjarët, miqtë, kolegët dhe gjithë ata që e njihnin dhe patën fatin të punonin me të, me nje eksperiencë disa vjeçare në profilin e infermieristikës pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik në Librazhd dhe pranë Qëndrës Shëndetësore nr.4 në Tiranë.

Në emër të të gjithë kolegëve Urdhri i Infermierit të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, miqve, kolegëve dhe gjithë të dashurve të saj për këtë humbje të pazëvendësueshme.”, shkruhet në njoftimin e Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë. 


Lajmi kryesor:

448 raste të reja, 15 viktima nga COVID-19! Humb jetën infermierja, prej një muaji ishte shtruar te Sanatoriumi


B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?