Një ditë pasi e hoqi si kandidat për deputet në Tiranë, Basha emëron Gazmend Koduzin si koordinator për Shëndetësinë

17 Mars 2021, 17:21| Përditesimi: 17 Mars 2021, 17:28

  • Share

Partia Demokratike ka emëruar Gazmend Koduzin si Koordinator Kombëtar për Shëndetësinë. Ky emërim i ri ka ndodhur një ditë pasi emri i tij u hoq nga lista e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.

Në listat e kandidatëve për deputete që PD dorëzoi në KQZ më 8 mars, emri i Gazmend Koduzit figuroi në listën e Tiranës me numrin 23. Por pas kthimit të listave nga KQZ për korrigjim dhe respektim të kuotës gjinore, në listat e ridërguara PD-ja e largoi Koduzin fare nga lista si kandidat për deputet.

Nuk dihet pse erdhi ky vendim, por ajo që vihet re një ditë më pas është se kryedemokrati Basha se e ka kompensuar këtë largim me një post të ri, atë të koordinatorit kombëtar për Shëndetësinë.

Emrat e demokratëve që Basha nuk i ka futur në lista, u ka dhënë atyre poste koordinuese në PD, ku më herët emëroi Eduard Halimin  si koordinator i posaçëm i Partisë Demokratike për procesin zgjedhor,  Xhemal Gjunkshin si koordinator për Sigurinë dhe Enno Bozdon si koordinator kombëtar për energjinë.

Komento

Komente

  • raul: 17/03/2021 20:00

    Ky Koduzi po te veshe uniformen e nje oficeri SS dhe te vere kryqin e thyer ne gjoks nuk ka asnje dallim nga nje ofcer Gestapo nga shpirti i zi qe ka demonstruar ne ekrane keto kohe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?