E hënë e “zezë” për valutat, Euro në rënie të lirë, nënçmohet me mbi 12%! Arsyet pse ky zhvlerësim kundrejt lekut

15 Prill, 15:20| Përditesimi: 15 Prill, 15:29

  • Share

Monedha kombëtare ‘Lek’ e ka nisur javën më e fortë se të gjitha valutat e huaja. Banka e Shqipërisë raporton se euro këtë të hënë po këmbehet 12.1 lekë më pak se në prill të vitit të kaluar. Një euro po blihet e shitet me 100.7 lekë, ndërsa vjet ishte 112.8 lekë.

Në rënie të fortë është edhe dollari që po luhatet në shifrat 93-94 lekë, por edhe franga, paundi, dollari australian-kanadez, jeni, korona norvegjeze apo daneze të gjitha janë zhvlerësuar kundrejt lekut.

Banka e Shqipërisë thotë se shkaku kryesor për këtë zhvlerësim të valutave janë prurjet valutore nga jashtë, për shkak të numrit të lartë të turistëve. Po të njëjtit qëndrim mban edhe Ministria e Financave, pasi në raportin për ekonominë në janar financat thonë se: -“ Rënia e monedhës euro ka ardhur si pasojë e numrit të lartë të turistëve të huaj dhe të flukseve valutore hyrëse nga turizmi. Forcimi i monedhës vendase ndaj euros këtë vit ka ndihmuar në zbutjen e pjesshme të presioneve inflacioniste nga jashtë.

 Këta faktor sipas institucioneve vendase kanë ndikuar në shtimin e valutës në treg, ndërkohë që kërkesa është e ulët. Vetëm si pasojë e zhvlerësimit të euros në vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë ka shtuar blerjet e valutës.

“Duke marrë shkas nga teprica e ofertës në valutë në treg, Banka e Shqipërisë vendosi të rrisë blerjet e valutës në tregun valutor, me qëllim rritjen e rezervës valutore për vitin 2023, nga intervali fillestar prej 160 – 220 mln eurosh në intervalin 220 – 300 mln euro”, thuhet në raportin vjetor të BSH.

Por nga ana tjetër ndikim po jep edhe rritja e normës bazë të interesit, që e bën më të fortë lekun, përballë monedhave të huaja. Ndërsa për ekspertët shkaku kryesor i kësaj rënie është informaliteti i lartë, që po rrit sasinë e valutës në treg.

Forcimi i lekut edhe pse ka ndikuar në uljen e inflacionit ka dëmtuar ndjeshëm sektorët eksportues të ekonomisë dhe sidomos fasonerinë.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ermal: 16/04/2024 23:24

    Shkaku i zhvlerësimit te euros eshte ekonomia kriminale e bandave ne qeveri dhe kuvend.

    Përgjigju
  • Iris: 16/04/2024 04:07

    Nuk eshte turizmi.Turistet qe vijne jane kryesisht ata ekonomik/buxhetore,por edhe sikur te thuash turizmi elitar,ne nuk jemi dhe as kemi per te qene ndonjehere as Monako,as Zvicer dhe ne nuk prodhojme asgje me rendesi qe te ndikoje,kemi vetem prodhim ne nivel manifakture e punishteje te niveleve te para LIIB,por jo ind.te lehte e te rende te fuqishme dhe as shitje sherbimesh qe ja vlen.Kemi nje mbivleresim te monedhes vendase a thua se jemi superfuqi! Keto jane te gjitha para te botes se krimit.Te gjithe po i lajne e i shpelajne parate e krimit ne Shqiperi.

    Përgjigju
  • Ekonomi llumi: 15/04/2024 16:39

    Jane parat e mallit qe hyjne ne shqiperi ku rriten dhe rriten cmimet e pronave,krejt e kunderta me Europen ku ka nisur renia e cmimeve me 10_15%. Shqiperi te kam dhjere ste morra vesh nje here!

    Përgjigju
  • Arditi: 15/04/2024 15:38

    Ashtu eshte, nuk eshte rifinancimi i borxhit, para e piset dhe vjedhja pa hesap, por turizmi qe blen uji e kanace koka kola qe po "harxhon". Prisni dhe nja 2 vjet kur te ikin te tere.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?