Tiranë, korrik 2023, foto: LSA

E hëna dhe e marta përvëluese, në mesjavë vijnë ditët e shumëpritura me rënie temperaturash

24 Korrik 2023, 07:31| Përditesimi: 24 Korrik 2023, 07:34

  • Share

E hëna dhe e marta do të jenë ditët përvëluese ndërsa nga mesi i javës do të kemi ditët e shumëpritura me rënie temperaturash, njofton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Për ditën e Hënë dhe atë të Martë moti parashikohet me diell në të gjithë territorin si dhe temperatura tepër të larta kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore.

Më pas për ditën e Mërkurë dhe atë të Enjte mbi territorin e vendit tonë pritet depërtimi i një qëndre të presionit të ulët me origjinë veriore.

Në këtë mënyrë moti në pjesën më të madhe të këtyre dy ditëve parashikohet me diell por edhe alternime vranësirash kalimtare.

Vranësirat në orët e vona të mbrëmjes të ditës së Mërkurë dhe orët e para të mëngjesit të ditës së Enjte do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe intenistet të ulët.

Për shkak të masave ajrore të ftohta me origjinë veriore pritet rënie e ndjeshme e temperaturave kryesisht në vlerat minimale por edhe ato të mesditës.

Java mbyllet me diten e Premte dhe kushte të qëndrueshme atmosferike pasi nis depërtimi i Anticiklonit të Azoreve dhe hera-herës edhe ai Afrikan. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe temperatura mjaftë të freskëta në vlerat minimale dhe normale në ato të mesditës.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?