"E harruar", shtëpia e At Gjergj Fishtës do restaurohet për 6 muaj

18 Qershor 2020, 16:54| Përditesimi: 18 Qershor 2020, 17:06

  • Share

Këtu ka jetuar At Gjergj Fishta në fëmijërinë e tij. Në fshatin Fishtë të Lezhës më në fund ka nisur puna për restaurimin e shtëpisë së poetit kombëtar.

Ministrja Elva Margariti e pranishme në nisjen e punimeve tha se "është folur shumë për këtë shtëpi, ka pasur ndjesi të shtuar si një mosvëmendje drejt kësaj banesë, por problematikat e shumta të pronësisë por edhe hartimi i një projekti të plotë e kanë shtyrë nisjen e punimeve".

Ministrja Margariti theksoi se janë një sërë aktorësh që po bashkëpunojnë jo vetëm për rindërtimin e banesës por për krijimin e një itinerari të quajtur "Gjurmët e Fishës".

"Projekti madhor nuk është vetëm restaurimi i kësaj shtëpie ku Fishta ka jetuar herët, por  itinerari fishtian sepse ne do të vazhdojmë deri në Shkodër me këtë itinerar. Një nga prekjet kryesore është memoriali në shtëpinë e vërtetë ku ai ka jetuar më gjatë, por që për fat të keq nuk gjendet asgjë vetëm një kryq dhe një libër...Po punojnë edhe për një aplikacion për të aksesueshem për rinjtë".

Në ditën e nisjes së punimeve të pranishëm ishin familjarët, të cilët nuk e fshehën emocionin.

"Nuk mund ta përshkruaj kënaqësinë, gjithmonë kemi dasht ti njihet emri këtij njeriu", tha mbesa e tij.

Shtëpia e At Gjergj Fishtës ka qenë shpesh objekt i debateve për harresën që ishte bërë ndër vite. Rikonstruksioni që pritet të përfundojë brenda 6 muajve do të jetë një vlerë e shtuar, pasi zona e Fishtës është kthyer në destinacion turistik.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?