Foto ilustruese

E goditën me thikë në kokë duke i shkaktuar plagë të rënda 15-vjeçarit, arrestohet i riu në Poliçan, procedohet penalisht dhe vëllai i tij

19 Shkurt 2021, 09:04| Përditesimi: 19 Shkurt 2021, 09:15

  • Share

Policia e Beratit ka arrestuar në flagrancë shtetasit E. U., 22 vjeç, si dhe ka proceduar në gjendje të lirë vëllain e tij, shtetasin L. U., 18 vjeç, të dy banues në Poliçan.

Report TV mëson se Ervin Uzuni, i cili është arrestuar dhe Luiz Uzuni, i proceduar janë konfliktuar me 15-vjeçarin dhe e kanë goditur me thikë në kokë. Raportohet se ka ndodhur një sherr i momentit me fjalë e më pas janë konfliktuar me adoleshentin të cilin e kanë goditur më armë të ftohtë.

Policia njofton se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur për motive të dobëta, me mjet prerës (thikë), duke i shkaktuar plagë të rënda në kokë shtetasit A. I., 15 vjeç, banues në Poliçan, i cili po merr ndihmën mjekësore në spitalin rajonal Berat. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje", kryer në bashkëpunim.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?