Mirko Tomkow, djali dhe nëna shqiptare

Kronikë

E gjeti në shtrat të mbuluar me gjak, nëna shqiptare përfundon në spital pasi babai në Itali vrau djalin e tyre: Duhet të vdisja unë, jo Matias

18 Nëntor 2021, 11:49| Përditesimi: 18 Nëntor 2021, 20:58

  • Share

Nëna e Matias, Mariola Rrapaj, djalit 10-vjeçar i cili u vra me thikë nga babai tij në shtëpinë e tyrenë Cura di Vetralla, në Itali, është në gjendje shoku. Partneri i saj dhe babai i fëmijës, 44-vjeçari polak Mirko Tomkow u arrestua si i dyshuar për vrasjen e djalit të tij.

‘Mirko shkatërroi jetën time. Me vdekjen e Matias tim humba gjithçka dhe jeta ime tani nuk ka më vlerë. Ai ishte atje, në shtrat i mbuluar nga gjaku. E dija që donte të më vriste, isha e përgatitur për këtë, jo që të vrasë djalin tim’, i tha gruaja e shtruar tashmë në spital, siç raportohet nga La Stampa dhe Corriere della Sera.

Ajo tregon se ka gjetur djalin të mbuluar nga gjaku dhe trupin e tij të copëtuar.

‘Kur pashë djalin tim në krevat të mbuluar me gjak, mendova se po çmendesha. Për këtë arsye vazhdova të bërtas. Po bërtisja dhe nuk mund të ndaloja... E kam të vështirë të besoj që Mirko i bëri gjithë atë gjë. Më ka kërcënuar gjithmonë me vdekje. “Do të të djeg me benzinë”, më tha. Por nuk e kisha menduar kurrë se do të na vriste fëmijën”, shtoi gruaja, e cila sipas asaj që shkruante gjyqtari hetues, jetonte prej vitesh “në një gjendje të nënshtrimit psikologjik total’.

"Unë do të të vras, ti je një p...’- ky ishte një nga kërcënimet që çuan karabinierët në Karabinierët e stacionit të Vetrallës në muajin gusht në këtë familje, dhe efektivet në fakt konstatuan keqtrajtimin në familje, çka solli përfundimisht edhe ndarjen mes çiftit dhe më pas marrjen e kujdestarisë së djalit 10 vjec nga nena shqiptare.

Sipas hetuesve, ato besojnë se Matia i ka hapur derën babait, i cili më pas vrau fëmijën e tij. Karabinierët nuk gjetën asnjë shenjë të hyrjes me forcë në derën e shtëpisë. Nuk përjashtohet, pra, që të ketë qenë vetë Matias që i ka hapur derën babait, i cili, megjithatë, sipas asaj që mësohet, mund t'i kishte ende në dispozicion çelësat e shtëpisë, pavarësisht se nga shtatori e kishte të ndalur të shkonte në atë banesë dhe t’u afrohej fëmijës e gruas.

Ai e gjeti Mattias vetëm në shtëpi. Një rastësi tragjike! Fëmija në fakt ishte ftuar për drekë nga daja, por pasi la shkollën ai preferoi të shkonte në shtëpi, duke i thënë atij se tashmë kishte drekën gati në shtëpi të përgatitur nga e ëma. Ndoshta, pas drekës, Matias i hapi derën babait të tij, i cili e vrau me thikë, sipas Tgcom.

Në shtrat, të pajetë dhe të mbuluar me gjak, rreth orës 15:30, fëmija u gjet nga nëna e tij, kur ajo u kthye nga puna në shtëpi.

‘Ai është në shtrat tërësisht i gjakosur’ ka thënë gruaja e shokuar, duke kërkuar ndihmë nga fqinjët që më pas dhanë alarmin. Më pas ajo u dërgua në spital. Zyra e Prokurorit Publik Tuscia, e drejtuar nga Paolo Auriemma, urdhëroi ekzaminimin e autopsisë. Ndërkohë prokurorët kanë kërkuar që të vleftësohet arrestimi i Mirkos dhe marrja në pyetje duhet të bëhet në ditët në vijim. Karabinierët po punojnë ende për të rindërtuar atë që ndodhi në orët para epilogut dramatik.

Ora 20:27
Vrasja e 10-vjeçarit shqiptar nga i ati në Itali, dëshmia e fqinjës: Dëgjova babanë e tij që ulërinte

Zbardhet dëshmia e fqinjit në Itali, i cili ka treguar momente nga ngjarja tronditëse e vrasjes së 10-vjeçarit shqiptar në Itali nga babai i tij. Fqinj tregon se e ka dëgjuar Matiasin duke bërtitur në përpjekje për t’i shpëtuar nga duart e babait.

“Dëgjova fëmijën duke zbritur shkallët. Dhe babai i bërtiste ‘Matias, hajde këtu! Eja këtu!’. Iu afrova derës duke menduar ‘Nëse duhet ta lë të hyjë’. Pastaj heshtje. Matias ka qenë gjithmonë një fëmijë i bindur. Ai do të kthehet, imagjinova. Pas pak, ishte tashmë errët jashtë, dëgjoj përsëri të bërtitura. Mendova do të jetë ai pijaneci, burri që po rreh Mariolën. Kështu që unë njoftova 112” tregoi ai.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 19/11/2021 01:54

    Shume interesante te shikosh e krahasosh reagimet e shqiptareve.Mateoja 8 vjec, u vra nga komshiu ne Fier;Matias 10 vjec, gjysem shqipetar u vra nga babai i tij polak ne Itali.Komente,mallkime e perbetime pa fund ne lidhje me ngjarjen e pare,asnje reagim per te dytin!Qe te dy ishin femije si engjej, qe u vrane mizorisht.Shume e cuditeshme,perse ky diferencim?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?