E fundosur në basenin ujor të Portit të Durrësit, nxirret nga uji anija e peshkimit

25 Shtator 2023, 14:44| Përditesimi: 25 Shtator 2023, 14:46

  • Share

Një peshkarexhë e vogël është fundosur brenda basenit të portit të peshkimit në qytetin e Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme, ndërsa mësohet se peshkarexha e fundosur kishte një kapacitetit 25 tonë dhe 12 metra e gjatë.

Peshkarexha e emërtuar ” Loerxho” është fundosur, pasi nuk i janë kryer shërbimet përkatëse për restaurim në mungesë të buxhetit nga ana e pronarit, ku si pasojë ka futur ujë në pjesën fundore të saj.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?