E fundit/ Vrau bashkëjetuesen dhe motrën e saj në sy të fëmijëve, prangoset 59-vjeçari

31 Dhjetor 2020, 12:28| Përditesimi: 31 Dhjetor 2020, 15:51

  • Share

Është arrestuar para pak minutave Përparim Ademi, autori i krimit të rëndë të mëngjesit të sotëm në Tiranë, ku ekzekutoi në banesë me armë automatik bashkëjetuesen e tij dhe motrën e saj. Mësohet se Ademi është prangosur nga uniformat blu në tentativë për të dalë nga Tiranë.

"Policia e Tiranës vë në pranga autorin e krimit të dyfishtë. Si rezultat i rrethimit të zonës, pikave të kontrollit dhe trysnisë së ushtruar nga shërbimet e Policisë u bë e mundur vënia në pranga e autorit Përparim Ademi.  Ky shtetas aktualisht ndodhet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore", njoftoi policia Tiranë.

Tiranë, nuk pranoi ndarjen/59-vjeçari ekzekuton bashkëjetuesen dhe motrën e saj në sy të 2 fëmijëve! (FOTO)

Lajmi kryesor:

Nuk pranoi ndarjen/ 59-vjeçari ekzekuton bashkëjetuesen dhe motrën e saj në banesë në sy të 2 fëmijëve! Prangoset duke dalë nga Tirana: I vrava nga xhelozia (VIDEO)


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?