Grabitet me armë filiali i një institucioni financiar privat në Tiranë! Kërcënohen punonjësit dhe merret një shumë parash! Policia ngre pika kontrolli për kapjen e autorit

23 Janar 2021, 14:08| Përditesimi: 23 Janar 2021, 18:36

  • Share

TIRANË- Një pikë e dhënieve të kredive në kryeqytet, filial i Credo, është grabitur paraditen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur tek kryqëzimi i Porcelanit në Tiranë, në rrugën 'Bardhyl'. Mësohet se në filialin e një institucioni financiar privat, Credo.al, është marrë një sasi parash, mbi 1  mln lekë (të vjetra) duke kërcënuar punonjësit me armë. 

Policia thotë se ka ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit, teksa dyshohet edhe për 1 person që e ka ndihmuar për t'u larguar nga vendi i ngjarjes. 

"Rreth orës 13:40, në rrugën "Bardhyl", një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet nën kërcënimin e armës, ka vjedhur një shumë parash në një filial të dhënies së kredive dhe është larguar me shpejtësi.  Në të gjitha hyrje-daljet e Tiranës, janë ngritur pika kontrolli, si dhe janë shtuar sherbimet ku po behet krehja e zonës. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim  identifikimin e autorëve", thuhet në njoftimin e policisë. 

1611408427_1611407863KREDO.jpg

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alfons: 23/01/2021 16:55

    Turp te kete policia po e kapi,shtet legen ,tall byt... kredo.al me shqiptaret jep kredi me 220 % ne vit.gjobvenie e paster.

    Përgjigju
  • hako: 23/01/2021 15:23

    Momenti qe hajduti vjedh hajdutin eshte kuptimplote, qe shpreh shkallen e varferise.Ska leke me populli dhe hajdutet grabisin njeri-tjetrin.

    Përgjigju
    • emri: 23/01/2021 17:00

      pikes i ke rene. ishalla me dendur shkembejne duart parate e ketyre hajduteve.

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?