Vlorë/ Makina bëhet shkrumb nga flakët! (VIDEO)

6 Nëntor 2020, 15:55| Përditesimi: 6 Nëntor 2020, 20:13

  • Share

VLORË - Një makinë është djegur në qytetin e Vlorës pasditen e kësaj të premte (6 nëntor)

Ngjarja ka ndodhur në lagjen '28 nëntori' ku mjeti tip "Benz ML" është përfshirë nga flakët. Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarje teksa zjarrëfikësja bëri menjëherë shuarjen e flakëve.

Fatmirësisht nuk kishte të lënduar por vetëm dëme materiale. Burime për Report Tv bëjnë me dije se sapo pronari i automjetit e parkoi dhe u largua në shtëpi, automjeti u përfshi nga flakët.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje si dhe shkaqet e saj.

Makina e djegur në Vlorë 

 

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?