E fshehur në kovën me salcë kosi, zbulohen 26 kg marijuanë në autobusin e linjës Durrës-Bari! Kush janë 3 të arrestuar (Emrat)

16 Gusht 2020, 09:28| Përditesimi: 17 Gusht 2020, 20:51

  • Share

Policia Kufitare e Durrësit ka arritur të zbulojë një sasi lënde narkotike prej 26 kilogramësh e fshehur në një autobus me targa AA 630 RK që kryente linjës Durrës-Itali.

Pasi u kaluan për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, në një kovë me salcë kosi, u konstatuan brenda saj  pako me lëndë narkotike. Pas kontrollit te imtësishëm u gjet dhe u sekuestruan një sasi rreth 26 kg lëndë narkotike mariuanë, në formë çokollate.

Si rrjedhojë policia bëri arrestimin e tre personave, dy shoferëve dhe menaxherit. Më konkretisht  të arrestuarit janë Saliko Sadikaj, 59 vjeç, banues në Përmet (shofer), Ylli Kavaja, 49 vjeç, banues në Tiranë (shofer) dhe menaxheri i kësaj linje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, 1 automjet si dhe 6 aparatë celular.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 16/08/2020 23:43

    Ja dhe kriminelet tane idiote ,kush eshte ai njeri me tru te sakte qe sjell salce kosi nga Shqiperia,aq me teper jo ne kushte frigoriferike?Vec kesaj kudo shitet salce kosi,bile mund ta besh dhe vete,por si do kapen idiotet?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?