Dhuna ndaj arbitrit

E frikshme në Australi, futbollisti futet në fushë dhe bën për spital arbitrin (VIDEO)

2 Maj 2023, 15:00| Përditesimi: 2 Maj 2023, 15:02

  • Share

Grushta, dhunë ndaj arbitrit, nofull e thyer dhe një i arrestuar. Ky është bilanci i një çmendurie në ligat e ulëta të futbollit në Australi. Ndeshja mes Greenacre Eagles dhe Padstou Hornets u mbyll jo siç duhej dhe për këtë u kujdes futbollisti i pezulluar i "Shqiponjave", Adam Abdullah.

Ish-boksieri u bë protagonist duke ngatërruar sport, teksa dhunoi në mënyrë barbare anësorin e ndeshjes, Khoder Yaghi. “Më theu nofullën”, dëgjohet ndihmës arbitri në një video që u bë shumë shpejt “virale”, teksa shihet i dhunuar dhe me fytyrën dhe bluzën të mbuluar me gjak para se të dërgohej në spital me nofullën e thyer.

Një gjest që i kushtoi shtrenjtë Abdullah, i cili u arrestua nga policia e Bankstown për sulmin dhe lëndimet që i shkaktoi arbitrit, duke iu refuzuar lirimi me kusht (ai do të gjykohet në ditët e ardhshme).

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?