E frikshme! Kamping në urën
e drurit në 1700 metra lartësi 

19 Korrik 2016, 20:32| Përditesimi:

  • Share
Në malin Laojun, që ndodhet në provincën Henan të Kinës, janë lejuar turistët për herë të parë, që të hapin tendat dhe të flenë në urën e ngushtë nga druri.

Pas kërkesave të shumta, më në fund iu është dhënë leja grupit prej afro 100 personave, që të kalojnë natën në rrugicën e ngjitur.

Deri më tani, nuk është lejuar që të kalohet nata apo që të shfrytëzohet nga vizitorët.

Ky vend që është i vendosur në 1,700 metra lartësi, mbyllet gjatë orëve të vona, sepse është shumë errët dhe përbën rrezik për vizitorët.

3
4
5
6
7

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?