Erin Honeycutt

E favorizuar nga sëmundja, 38-vjeçarja amerikane thyen rekordin 'Guinness' për mjekrën më të gjatë femërore

13 Gusht 2023, 10:01| Përditesimi: 13 Gusht 2023, 10:04

  • Share

Sfidoi normat shoqërore dhe theu rekorde me problemin e saj shëndetësore, 38-vjeçarja Erin Honeycutt nga Michigan në SHBA, ka shënuar Rekordin Botëror Guinness për mjekrën më të gjatë.

Erin Honeycutt arriti të rrisë një mjekër 30 centimetra të gjatë që i siguroi asaj një vend në Librin e Rekordeve Guinness, ndërsa sqarohet se rritja intensive e flokëve të gruas është kryesisht për shkak të sindroma e vezores policistike nga e cila vuan.

Kjo sindromë e veçantë është një nga çrregullimet endokrine më të zakonshme dhe prek një përqindje të madhe të grave në mbarë botën.

Një nga simptomat e mundshme të tij është rritja intensive e flokëve, e cila i mundësoi 38-vjeçares të pushtojë rekordin pa marrë hormone apo suplemente të tjera ushqimore.

Sakaq, Honeycutt u përpoq ta kontrollonte këtë simptomë, nga e cila vuan që prej moshës 13-vjeçare, duke rruajtur shpesh mjekrën.

“Beteja me flokët" filloi në vitet e saj të adoleshencës dhe vazhdoi deri në moshën madhore. Por kur ajo humbi pjesërisht shikimin për shkak të një problemi me sy të shkaktuar nga presioni i lartë i gjakut, ajo vendosi të ndalojë rruajtjen, duke ndjekur nxitjen e të shoqit dhe ta pranojë fytyrën ashtu siç është.

Edhe pse jeta e saj nuk ka qenë e lehtë deri më tani, Honeycutt thotë se është përpjekur gjithmonë të qëndrojë pozitive. Për sa i përket jetës së saj me një mjekër kaq të gjatë, ajo tregon se ajo ka ulje-ngritjet e saj, ku i vë theksin kryesisht paragjykimeve.

Vlen të theksohet se rekordin e mëparshëm për mjekrën më të gjatë femërore ( me gjatësi 25.5 cm)  e mbante 77-vjeçarja Vivian Wheeler.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?