E ëma humbi jetën nga kanceri, vajza bën gjestin që lumturoi atë dhe të gjithë personat që vuanin nga sëmundja e rëndë

5 Shkurt 2021, 15:12| Përditesimi: 5 Shkurt 2021, 15:21

  • Share

Duhet të ishte momenti më i lumtur i jetës së saj, por ajo zgjodhi që t’i bënte një surprizë nënës së saj, e cila vuante nga kanceri.  Nusja zgjodhi që gjatë ceremonisë martesore të rruajë kokën me ndihmën e dhëndrit në një përpjekje për të shprehur mbështetjen e saj për nënën në luftën kundër kancerit dhe dhëndri gjithashtu bëri të njëjtën gjë para të gjithë të ftuarve.

Nëna e nuses, "Luna Macapagal", nga Zelanda e Re u diagnostikua me kancer të vezoreve në fazën e katërt në 2018 dhe iu nënshtrua një operacion dhe më pas kimioterapisë dhe nga rrezatimi ajo humbi flokët e saj.

Vajza 20-vjeçare donte të befasonte nënën e saj, një paciente me kancer, e cila vdiq më vonë por dhëndri sugjeroi që ata të rruanin flokët së bashku në ditën e martesës së tyre. 

Para rruajtjes së flokëve, nusja njoftoi se do të dhuronin çdo shumë  të dhënë nga të pranishmit për të mbështetur pacientët me kancer dhe shumë prej të ftuarve nuk ishin në gjendje të mbanin lotët në ato momente.

Të sapomartuarit gjithashtu hapën një faqe për mbledhjen e fondeve dhe vendosën të dhuronin paratë që merrnin përmes saj për të njëjtin qëllim.  Vlen të përmendet se nëna e nuses vdiq dy muaj pas dasmës më 12 janar të këtij viti, ndërsa çifti vazhdon të ndajë historinë e tyre për të rritur ndërgjegjësimin rreth vuajtjeve të pacientëve me kancer dhe një videoklip  nga dasma e tyre është shpërndarë gjerësisht në platformat e mediave sociale.  Nusja konfirmoi në deklaratat për media se ky hap i pëlqeu nënës së saj të ndjerë dhe e bëri atë të ndihej krenare, duke shtuar se ajo kishte marrë donacione nga e gjithë bota pas përhapjes së historisë së saj.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?