Foto ilustruese

E ëma e nxiste të kryente marrëdhënie seksuale me disa persona në këmbim të parave, e mitura e denoncon në polici

15 Nëntor 2023, 14:11| Përditesimi: 15 Nëntor 2023, 14:41

  • Share

Një ngjarje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur në Vlorë, ku një 15 vjeçare ka kallëzuar në polici të ëmën e saj duke e akuzuar këtë të fundit se e nxiste të kryente marrëdhënie seksuale me persona të ndryshëm në këmbim të parave.

Policia njofton se ka nisur hetimi për 37 vjeçaren E.M, banuese në Sarandë pasi nxiste vajzën e saj të mitur për të kryer marrëdhënie seksuale me persona të ndryshëm për të përfituar para.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimin penal për shtetasen E. M., 37 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi ka kallëzuar vajza e saj 15 vjeçe se kjo shtetase e ka nxitur të kryejë marrëdhënie seksuale me disa shtetas, për të përfituar para”- thuhet në njoftim.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?