Foto ilustruese

E drejta e protestës në Kushtetuese/ Gjykata e Shkodrës kundër ndryshimeve në Kodin Penal: Nuk duhet leje për tubimet

9 Shkurt 2020, 10:14| Përditesimi: 9 Shkurt 2020, 12:16

  • Share

TIRANE- E drejta për të protestuar përfundon në Gjykatën Kushtetuese. Ndryshimet e Kodit Penal risollën të formuluar nenin 262 i cili për të protestuar kërkon më parë të merret leje tek organet kompetente.

Në rast se protestohet pa leje ky nen dhe Kodi Penal parashikon dënim si kundra-vajtje penale me gjobë ose dënim deri në një vit burg.

Çfarë thotë neni 262 sipas kodit penal të vitit 2017 i ndryshuar?

Organizimi i grumbullimeve dhe i manifestimeve të personave në sheshe dhe vende të kalimit publik, pa marrë më parë lejen nga organi kompetent sipas dispozitave të veçanta apo kur nga organizatorët shkelen kushtet e parashtruara në kërkesën për dhënie të lejes, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit

E ky nen sipas Gjykatës së Apelit të Shkodrës është antikushtetues dhe duhet shfuqizuar pasi heq të drejtën e qytetarëve për të protestuar.

Këtë ankim Apeli i Shkodrës e ka depozituar në Kushtetuese për t'u shprehur drejtpërsëdrejti me një kontroll incidental, pasi vetë apeli në Shkodër po shqyrton një çështje që lidhet me tubimin e paligjshëm.

Gjykata Kushtetuese e ka regjistruar këtë ankim prej 28 janar 2020 ndërsa mbetet në pritje për të formuar trupën gjykuese për ta shqyrtuar.

Kjo është padia e dytë për ligje antikushtetuese e depozituar nga gjykatat në vend pranë kushtetuese, më herët ishte gjykata e Tiranës e cila kërkoi të shfuqizohet ndryshimi në Kodin e Procedurës penale për rishikimet e dënimeve dhëna në mungesë.

Njoftimi ne Gjykaten Kushtetuese

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • xxx: 09/02/2020 16:27

    E kane kaluar vetingun keta gjyqtare apo vazhdojne te jene gjyqtaret e plepave

    Përgjigju
  • Tini: 09/02/2020 13:42

    Shume dakort qe sipas gjykates Shkodres ,leja per protesta qeka antikushtetuese ,po ne rast se protestuesit djegin dhe dhunojne shtetin a eshte kushtetuese ? Shteti mbohet mw ligje per te parandaluar dhunen dhe prandaj organizatoret duhet te marrin pergjeghesine e dhunes. Te gjithe bashke mund ta forcojme shtetin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?