Foto ilustruese

E dinit? Ka një vend në avion që asnjë pasagjer nuk ka asnjë shans për ta parë

28 Qershor 2022, 21:17| Përditesimi: 28 Qershor 2022, 21:19

  • Share

Ka disa zona sekrete në aeroplan që pasagjerët nuk mund t’i shohin për asnjë arsye. Ato janë vendet ku pilotët dhe ekuipazhi i kabinës shkojnë për të pushuar gjatë fluturimeve të gjata. Ndryshe quhen Creë Rest Compartments dhe vendndodhja e tyre në aeroplan ndryshon sipas markave.

Në avionët më të rinj, si Boeing 787 ose Airbus A350, ato janë të vendosura mbi kabinën kryesore, por në aeroplanët më të vjetër, ato mund të jenë në bagazhin e ngarkesave ose thjesht në kabinën kryesore.

Ato janë dyshe, një për pilotët, i cili zakonisht ulet mbi kabinë dhe shpesh përfshin dy krevat marinari dhe një ndenjëse. Një tjetër për ekuipazhin e kabinës, që zakonisht përmban gjashtë krevat ose më shumë dhe vendoset mbi galerinë e pasme, seksioni nga pjesa e pasme e avionit ku përgatiten dhe ruhen ushqimet dhe pijet.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?