E diela pa makina, Vlora dhe Saranda braktisin nismën, vijon qarkullimi normalisht

1 Maj 2022, 10:46| Përditesimi: 1 Maj 2022, 12:31

  • Share

E diela pa makina në çdo fillim muaj është shndërruar në një traditë jo vetëm në kryeqytet, por në të gjithë vendin. Sot 1 maj, qytetet e vendin kanë kufizuar qarkullimin e automjeteve, për t'i lënë hapësirë fëmijëve dhe aktiviteteve sportive, por Vlora duket se e ka braktisur këtë nismë.

Siç shihet nga videot e siguruara nga Report Tv, makinat lëvizin në qytet si normalisht. Edhe pse në kuadër të kësaj nisme bashkia Vlorë ka përcaktuar 2 akse të rëndësishëm për ndalim të qarkullimit  të mjeteve nga ora 09:00 deri në orën 15:00, sot pamjet nuk kanë nevojë për koment, teksa mjetet në qarkullim janë të panumërta.

E nëjta situatë paraqitet edhe në Sarandë. Dita pa makina jo vetëm që nuk ka ndikuar në uljen e qarkullimit të automjeteve, por në disa segmente rrugore është krijuar kaos dhe bllokim në trafik.

Ndërkohë në qytetet e tjera të vendit nisma vijon normalisht. Ministria e Turizmit vendosi më 3 prill që e diela e parë e çdo muaj të jetë pa makina.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 01/05/2022 12:37

    U paska dale boja komplet vizave ndarese neper rruge. As shigjeta, as shpejtesi ne km/ore. Tamam duken si rruge rurale.

    Përgjigju
  • Vlore: 01/05/2022 11:43

    Po kemi KryeK...in e bashkise ne qe di vetem te bej foto facebook si pjeshkat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?