E diela pa makina në Fier, ja rrugët ku policia ndalon qarkullimin për automjetet

4 Shtator 2022, 09:43| Përditesimi: 4 Shtator 2022, 09:46

  • Share

Sot, e diel, do të jetë dita pa makina në Fier, ku qarkullimi i automjeteve është i ndaluar në disa rrugë. Nga ora 08:00 deri në orën 16:00, disa prej rrugëve kryesore të qytetit kanë kufizim të qarkullimit të automjeteve, me përjashtim të mjeteve të emergjencës (ambulancë, zjarrfikëse, Polici e Shtetit).

Këto janë rrugët ku ka nisur të aplikohet ky kufizim:

• Rruga “Kastriot Muço” - nga kryqëzimi me rrugën “Mujo Ulqinaku” deri në sheshin “Nënë Tereza”.

• Rruga “Rauf Nallbani” - nga Sheshi “Nënë Tereza” deri në kryqëzimin me rrugën “Jakov Milaj”.

• Bulevardi “Ramiz Aranitasi” - nga kryqëzimi me Rrugën "Vasil Peçuke" deri te Sheshi Europa.

• Bulevardi “Jakov Xoxa” - nga Sheshi Europa deri në rrethrrotullimin e Sharrës.

• Rruga Dervish Hekali - nga kryqëzimi me rrugën “Mujo Ulqinaku” deri në sheshin “Nënë Tereza”.

Policia Bashkiake në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të zbatuar këtë kufizim dhe për t’i dhënë mundësi qytetarëve që të shfrytëzojnë qetësisht ambientet publike të qytetit, njëkohësisht të përmbushin detyrimet dhe nevojat e tyre.

Dhjetëra policë kanë zbritur në terren, ndërkohë që kjo e diel pa makina në qytetin e Fierit shoqërohet edhe me temperatura të larta.

D.GJ//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?