E diela e parë e muajit gusht, sot dita pa makina në të gjithë vendin! Ja akset ku do kufizohet qarkullimi i mjeteve

7 Gusht 2022, 08:59| Përditesimi: 7 Gusht 2022, 14:28

  • Share

TIRANË- Dita pa makina është kthyer një ‘traditë’ në vendin tonë. Të dielën e parë të çdo muaji kufizohet qarkullimi i disa akseve rrugore në të gjitha qytetet e vendit, me qëllim për t’iu lënë më shumë hapësirë këmbësorëve, e fëmijëve për aktiviteteve sportive e kulturore.

Rrugët ku do të kufizohet qarkullimi i mjeteve
Tiranë
Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" nga Ministria e Brendshme deri në fillim të "Ish- Hotel Dajti".
Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" nga Ura e "ish Hotel Dajtit" deri në kryqëzimin me rrugën "Ismail Qemali".
Segmenti i rrugës "Myslym Shyri" nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë me drejtim dalje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

2. Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet sipas planit të lëvizjes më poshtë:
Mjetet e emergjencës, Policisë së Shtetit, Shërbimit Publik Urban Qytetas dhe Taxi 4+1 do të jetë i mundur për gjatë gjithë kohës në segmentet e përcaktuara në pikën 1 të këtij vendimi. Për të gjithë automjetet e tjera aksesi do të jetë në rrugët Ibrahim Rugova, Blv. Zhan D'Ark. Blv.Bajram Curri dhc George.Ë.Bush. Qarkullimi në kryqëzimin e rrugës "Myslym Shyri" me rrugën "Ibrahim Rugova" do të jetë i detyruar djathtas.

Berat
Do te mbyllet aksi rrethrrotullim "Ypsiloni"-rrethrrotullim "Ura e Gorices" dhe "Shetitorja Osumi".

Pedonalja e qytetit do te mbushet me aktivitete sportive (nese sdo te kemi probleme me motin).

Fier
Në këto ditë, nga ora 08:00 deri në orën 16:00, disa prej rrugëve kryesore të qytetit do të kenë kufizim të qarkullimit të automjeteve, me përjashtim të mjeteve të emergjencës (ambulancë, zjarrfikëse, Polici e Shtetit). 
Rrugët ku do të aplikohet ky kufizim janë;
• Rruga “Kastriot Muço” - nga kryqëzimi me rrugën “Mujo Ulqinaku” deri në sheshin “Nënë Tereza”.
• Rruga “Rauf Nallbani” - nga Sheshi “Nënë Tereza” deri në kryqëzimin me rrugën “Jakov Milaj”
• Bulevardi “Ramiz Aranitasi” - nga kryqëzimi me Rrugën "Vasil Peçuke" deri te Sheshi Europa.
• Bulevardi “Jakov Xoxa” - nga Sheshi Europa deri në rrethrrotullimin e Sharrës
• Rruga Dervish Hekali - nga kryqëzimi me rrugën “Mujo Ulqinaku” deri në sheshin “Nënë Tereza”.

Durrës
Bulevardi Dyrrah-rruga Grigor Durrsaku
Rruga Aleksandër Goga duke filluar nga muzeu i Dëshmorëve-Sheshi
Iliria-Bulevardi Epidam deri te Torra Veneciane.

Korçë
Qarkullimi i automjeteve do të ndalohet në Blv."Republika" dhe Blv."Rilindasit" që prej orës 09:00-19:00. 

Lezhë
Bulevardi "Gjergj Fishta" nga varrezat e dëshmorëve deri në rrethrrotullimin e sheshit"Besëlidhja";
Rruga "Luigj Gurakuqi", nga Xhamia deri në Kryqëzimin kryesor në qytetin Lezhë.

Dibër
Rrugët e brendshme të qytetit të Peshkopisë do të kufizohen për lëvizjen e automjeteve private nga ora 8:00-16:00

Lushnjë
Shëtitorja "Kongresi" nga Banka Raiffeisen deri te "Sheshi i Qytetarëve"
Rruga "Misto Mame" nga Gjimnazi "18 tetori" deri tek kryqëzimi "Labëria"

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Scutari: 07/08/2022 14:06

    Nuk është normale që në kulmin e pikut të qarkullimit të mjeteve të bllokohen akset rrugore! Pse duhet të penalizohet një që e ka të domosdoshme qarkullimin sot?! Qytetarët ndërgjegjësohen dhe i bashkohen nismës me vullnet dhe jo me detyrim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?