E diel e përgjakshme në Mianmar, ushtria vret 38 protestues

15 Mars 2021, 09:55| Përditesimi: 15 Mars 2021, 09:57

  • Share

Mianmari nuk gjen qetësi, gjatë protestave të mbajtura ditën e djeshme të paktën 38 protestues janë vrarë më 14 mars, pasi forcat e sigurisë kanë shtypur protestuesit kundër puçit, duke kërkuar lirimin e lideres Suu Kyi dhe rikthimin e demokracisë në këtë shtet të Azisë Juglindore.

Liderja e rrëzuar nga pushteti në Mianmar (Birmani) Aung San Suu Kyi pritet të dalë para gjykatës ditën e sotme, pas një prej ditëve më të përgjakshme në këtë shtet, prej puçit ushtarak të 1 shkurtit.

Forcat e sigurisë kanë gjuajtur me armë zjarri protestuesit pro-demokracisë, duke vrarë 22 prej tyre në Hlaingtharyar, ndërkohë që në raportime të tjera thuhet se numri mund të ketë shkuar në 63.

Prej puçit të 1 shkurtit, protestuesit kanë dalë në rrugët e Mianmarit, pavarësisht rritjes së shkallës së dhunës nga ushtria, protesta të cilat planifikohen të mbahen edhe sot.

Ndërkohë seanca ndaj Suu Kyisë, pritet të mbahet në mëngjesin e së hënës, sipas kohës lokale.

Fituesja e Çmimit Nobel për Paqe është  akuzuar për pranim të pagesave të paligjshme në vlerë të 600,000 dollarëve, si dhe për sasi të pranimit të arit. Avokatët e saj besojnë se këto akuza janë të “pabaza”.

Partia e Suu Kyisë, Liga Kombëtare për Demokraci, ka fituar me shumicë votash zgjedhjet e vitit të kaluar, mirëpo ushtria tani beson se procesi është manipuluar, edhe pse një pretendim është hedhur poshtë nga Vëzhguesit e pavarur ndërkombëtarë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?