Atiljo Ndrecaj

E dhunuan dhe i thyen kafkën me shkop bejsbolli, dënohet me mbi 16 vite burg autori i vrasjes së të riut shqiptar! 10 vite për bashkëpunëtorin maroken

20 Janar 2023, 12:23| Përditesimi: 20 Janar 2023, 12:38

  • Share

ITALI- 16 vjet e 8 muaj burg për marokenin 31-vjeçar Abdel Wahaad Hoshush dhe 10  vite e 8  muaj për bashkëpunëtorin e tij 35-vjeçar Bouch Bouchta Chari. Këto janë dy dënimet e shkallës së parë të shqiptuara sot në gjykatën në Mantua për vrasjen në 23-vjeçarit shqiptar Atiljo Ndrecaj. Të dy do të duhet të paguajnë edhe 60  mijë euro dëmshpërblim.

Më 2 korrik të viti 2021 në Piazzale della Favorita al Boma, i riu shqiptar u dhunua brutalisht dhe iu thye koka me shkop bejsbolli. Ata nisën përplasjen fillimisht për çështje pazaresh të drogës, por më pas përfundoi në dhunimin dhe plagosjen për vdekje të 23-vjeçarit shqiptar.

Bashkëpunëtori Bouch Bouchta Chari ishte arrestuar gjashtë ditë pas aktit të rëndë të përgjakshëm në bordin e një treni në provincën e Varese. Ai kishte deklaruar se kishte qenë i pranishëm në Piazzale della Favorita mbrëmjen e vrasjes, por se nuk ishte ai që vrau të riun shqiptar. Nga ana tjetër, autori i krimit, Hoshush, ishte në kërkim që prej vrasjes deri në arrestimin e tij në janar të vitit 2022 në Spanjë.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?