Shtëpia e kambistit të grabitur, në afërsi të vendit ku u dhunua

Dhunuan dhe grabitën kambistin nën kërcënimin e armës, në pranga njëri prej 2 autorëve në Korçë

7 Dhjetor 2020, 10:21| Përditesimi: 7 Dhjetor 2020, 10:27

  • Share

Policia e Korçës ka njoftuar sot se ka zbardhur ngjarjen e rëndë të dy ditëve më parë kur 2 persona dhunuan dhe më pas grabitën kambistin, Anxhel Rrenja, 30 vjeç, i cili ka në pronësi një dyqan exchange.   Uniformat blu të qytetit juglindor bëjnë me dije se kanë vënë në pranga njërin prej autorëve të ngjarjes së ndodhur në lagjen nr. 18 Korçë, ku i vodhën 1.000.000 lekë.

I dyshuari që është arrestuar u kap nga Policia duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi" dhe është një person me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Të dyshuarit Ilia Temo, i është  sekuestruar gjithashtu veshja që dyshohet se ky shtetas përdori në ngjarje.

"Shtetasi i mësipërm, është kapur nga forcat e Policisë në një lokal në lagjen nr. 18, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të vendosur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin e datës 20.05.2020, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Në cilësinë e provës materiale iu sekuestruan një celular, një palë tuta sportive dhe një xhup me kapuç, të cilat dyshohet të jenë përdorur nga autori ditën e ngjarjes", thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë.

Kujtojmë se kambisti Anxhel Rrenja ka pësuar edhe lëndime si pasojë e dhunës edhe ka shkuar për mjekim. Grabitësit e kanë ruajtur pasi kanë zgjedhur pikërisht orarin kur ai i del nga banesa.

Fillimisht dy dhunuesit i kanë drejtuar armën dhe më pas e kanë qëlluar me grushte. Në fund kanë arritur të marrin çantën me sasinë e parave.

VIDEO nga vendi i ngjarjes
 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?