Foto ilustruese
Në nënë e vuajtur me 5 fëmijë e quajtur Khitam, ka përshkruar luftën e saj për t’u kujdesur për fëmijët e saj, teksa ajo strehohet në një shkollë në Deir Al Balah.
“Nuk ka ujë dhe ushqim për të ngrënë. Situata jonë është shumë e vështirë. Nuk ka ujë për të pirë. Nuk ka ujë të pastër, etjen mezi e shuajmë”, tha ajo.
Khitam tha se katër fëmijët e saj të tjerë “kanë dashur të hanë që nga mëngjesi, por nuk ka bukë”, raportojnë mediat e huaja.
Ajo lindi gjatë luftës dhe përshkroi se ishte larguar nga shtëpia e saj për shkak të bombardimeve izraelite vetëm dy ditë pas lindjes.
ActionAid thotë se dhjetëra mijëra gra shtatzëna janë të uritura, ndërsa nënat janë aq të keq-ushqyera sa nuk janë në gjendje të ushqejnë me gji foshnjat e tyre të porsalindura.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Washington Post: Izraeli gati për armëpushim dyjavor! Sulm izraelit në Rafah, 25 të plagosur, shkatërrohet dhe një xhami
S.S/ReportTv.al