E dërguara e DASH, Karen Donfried në Tiranë

E dërguara e DASH mbërrin në Tiranë, shoqërohet nga Escobar, takohet me Varhelyi

28 Prill 2022, 20:21| Përditesimi: 28 Prill 2022, 21:33

  • Share

TIRANË- Zyrtarja e lartë e Departamentit Amerikan të Shtetit Karen Donfried mbërriti mbrëmjen e sotme në Shqipëri në kuadër të një turi që po zhvillon në Ballkan. I pari që takoi ishte Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi që zhvilloi sot një vizitë në Shqipëri.

Në takim u shoqërua nga Gabriel Escobar, i dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor dhe ambasorja Yuri Kim ndërsa paraditen e së premtes do të zhvillojë takime me krerët e politikës.

"Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Europiane & Euroaziatike Karen Donfried & Komisioneri Europian për Zgjerimin Oliver Varhelyi  u takuan për të diskutuar mbi prioritetin e përbashkët të integrimit të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE", shkruhet në njoftimin e zyrës së BE-së në Shqipëri. 

Kryeministrin Edi Rama, Karen Donfried do ta takojë në mesditë, ndërsa takimet zyrtarja e lartë e DASH i nis në Kryesinë e Kuvendit në orën 10:45 me Enkelejd Alibeajn të cilin Shtetet e Bashkuara e njohin si kryetar të Partisë Demokratike. Në takim, Alibeaj do të jetë i shoqëruar me Jorida Tabakun dhe disa deputetë të tjerë, jo pjesë e Rithemelimit.

Zyrtarja e lartë e DASH, Karen Donfried takon Komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Une: 28/04/2022 22:03

    God bless United States of America

    Përgjigju
  • Shqiptari: 28/04/2022 21:44

    LONG LIVE USA!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?