Rekrutonte luftëtarë për ISIS-in me anë të martesave/ Burg për 43-vjeçaren: Doja të shkoja të kryeja dënimin, por Italia s'më lejoi!

8 Shtator 2020, 10:56| Përditesimi: 8 Shtator 2020, 11:45

  • Share

TIRANË - Gjykata e Tiranës ka caktuar masën "Arrest me Burg" këtë të martë (8 shtator) për Lubjana Gjeçajn e cila ka qenë e dënuar për terrorizëm në Itali. Masa e sigurisë është vendosur me qëllim ekstradimin e saj në Itali. Lubjana është shprehur për autoritetet shqiptare se ka qenë në dijeni për dënimin në vendin fqinj.

"Kam dijeni për vendimin e dhënë nga Italia ndaj meje. Kam dashur që të shkoj të vuaj dënimin, por s'më ka lejuar shteti italian", mësohet të ketë thënë para togave të zeza Gjeçaj. Arrestimi i saj është bërë me qëllim ekstradimin në shtetit fqinj, megjithatë, mësohet se 43-vjeçarja do të bëjë një kërkesë që të vuajë këtu dënimin.

"Do bëj kërkesë ta vuajë dënimin këtu", ka thënë ndër të tjera Gjeçaj.

Lubjana Gjeçaj, nëna e tre fëmijëve i përkiste një grupi të strukturuar kriminal që kryenin martesa mes të rinjve dhe i dërgonin në Turqi për të kaluar më pas në Siri me ISIS. Ajo u arrestua 3 ditë më parë (4 shtator) në Tiranë në një bashkëpunim mes autoriteteve italiane dhe ato shqiptare.

Një krushqi e lidhur në vitin 2014 mes familjes së një vajze të re italiane dhe një shqiptari me origjinë nga Laçi u shndërrua në një celulë terroriste që rekrutonte luftëtarë për ISIS-in (shtetin islamik). 

Pas 8 muajve hetime në 2014, në një operacion të gjerë të shtrirë në disa qytete në Itali dhe në Lushnje të Shqipërisë, 10 persona ranë në pranga (4 italianë, 5 shqiptarë dhe 1 kanadez).  Pjesë e këtij grupi ishte Baki Çoku, Dritan Gjeçaj, Aldo Kobuzi, Arta Kakabuni, dhe Lubjana Gjeçaj, e arrestuar pasditen e së premtes (4 shtator) në Tiranë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?