Momenti i dëmtimit të Sorrentinos

E dëmtoi gjatë ndeshjes, Ronaldo i kërkon falje portierit

21 Gusht 2018, 12:45| Përditesimi: 21 Gusht 2018, 12:57

  • Share

Nuk arriti të shënonte gol në debutim, por Cristiano Ronaldo la shenja në këtë ndeshje, për më tepër edhe Juventus arriti të përmbyste shifrat në Verona, duke fituar 3-2 ndaj Chievos.

Ronaldo tentoi përballë portierit të Chievos, Stefano Sorrentino, në më shumë se një rast, por nuk ia doli ta mposhte. Megjithatë, në një përplasje të pafat në fund të ndeshjes, Ronaldo e la pa ndjenja Sorrentinon.

Sorrentino zgjodhi mediat sociale për të treguar se Ronaldo i ka shkruar atij pas incidentit: “E kam marrë mesazh përkrahjeje dhe për shërim të shpejtë nga Cristiano Ronaldo. Faleminderit, legjendë!”, - ka shkruar Sorrentino në Twitter.

Sorrentino u dërgua në spital pasi e kishte thyer hundën, kishte pësuar ndrydhje në kraharor dhe në qafë. Atij i duhen dy javë pushim për ta rimarrë veten. Gjithsesi, Ronaldo ka treguar anën e tij humane, duke i kërkuar falje.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?