Mendonte se e tradhtonte, e dashura i djeg shtëpinë partnerit! Arrestohet 23-vjeçarja dhe gjobitet me 165 mijë dollarë

23 Nëntor 2022, 11:20| Përditesimi: 23 Nëntor 2022, 11:58

  • Share

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Teksas, SHBA, më 20 nëntor, ku një 23-vjeçare i vuri zjarrin shtëpisë së partnerit të saj për shkak të tradhtisë nga ana e tij.

Senaida Marie Soto thuhet se e bëri këtë gjë pasi një grua tjetër iu përgjigj telefonit të partnerit të saj dhe ajo u bind se ai po e tradhtonte, raportojnë mediat e huaja.

Sipas raportimit të mediave të huaja, ajo përmes një videoje të regjistruar ka treguar se i ka vënë zjarrin shtëpisë së partnerit të saj duke treguar dhomën e ndenjes e cila ishte nën flakët e zjarrit, duke e cilësuar këtë gjë si një akt hakmarrjeje.

Zjarri në shtëpinë e partnerit shkaktoi dëme me vlerë 50 mijë dollarë, ndërsa 23-vjeçarja u arrestua të hënën me akuzën e veprës penale vjedhje dhe zjarrvënie të qëllimshme, e cila u gjobit me 165 mijë dollarë.

Mësohet se gruaja misterioze me të cilën 23-vjeçarja pretendonte e e tradhtonte partneri ishte kushërira e tij.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?