SPAK e raportoi të arrestuar, Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Bulqizë shfaqet në seancën e GJKKO: Ja ku jam, e mora vesh nga mediat

18 Mars 2023, 13:19| Përditesimi: 18 Mars 2023, 19:07

  • Share

1679142017_1200630fffff1678958860.png

Një fakt interesant u zbulua në seancën për rivlerësimin e masës së sigurisë për të arrestuarit për shkeljet me tenderin e ujësjellësit në Bashkinë Bulqizë. Njëri prej personave që ishte raportuar nga SPAK si veprim i ekzekutuar për arrestimin nga policia, në fakt nuk ishte kështu. Leonard Daçi, sekretar i përgjithshëm, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, u paraqit befas në GJKKO rreth 2 orë pas nisjes së seancës.

Ai erdhi i shoqëruar nga avokati Arben Peci, ku trokiti në dyert e sallës duke vënë në dijeni trupën gjykuese se ishte një nga të pandehurit e dosjes, dhe ndaj tij ishte marrë në mungesë masa e sigurisë "arrest me burg". E teksa ishte në banesë pretendon ai, dëgjoi emrin e vet që përmendej në media si një nga të arrestuarit, por në fakt ai ndodhej në Tiranë. Daçi njoftoi avokatin duke i kërkuar mendim, i cili i sugjeroj të paraqitej në gjykatë. Aktualisht Daçi ndodhet brenda sallës së gjyqit, por ai u la të vlerësohet në një moment të dytë pas bërjes së procedurave.


Lajmi kryesor:

Shkelja me tenderin 322 mln leke, në burg kryebashkiaku i Bulqizës dhe 9 të tjerë! U përgjua në biseda me mikun biznesmen! SPAK harroi të arrestojë njerin prej të akuzuarve


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?