E çuditshme, Rabini izraelit: Vaksinat kundër koronavirusit ju bëjnë homoseksualë

21 Janar 2021, 11:38| Përditesimi: 21 Janar 2021, 11:41

  • Share

Në një kohë kur shkalla e vaksinimit në rang global është rritur ndjeshëm, rabini izraelit Daniel Asor, i cili ka një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale, u kërkoi njerëzve të mos e marrin vaksinën kundër koronavirusit, sepse “kjo do t’i bëjë ata homoseksualë”.

Madje në mesazhin e tij rabini ka treguar se i gjithë vaksinimi botëror është rezultat i një “qeverie të keqe botërore”, e cila dëshiron “të vendos një rend të ri në botë”.

“Çdo vaksinë është e bërë nga një substrat embrional, dhe ne kemi prova për këtë, shkakton tendencat e kundërta. Vaksinat merren nga baza embrionale, dhe ata e bënë këtë edhe këtu”, tha ai, duke aluduar në homoseksualitet, raporton mediat vendase.

Pas një shpjegimi të pabazuar midis vaksinës dhe homoseksualitetit, Asor pretendonte se kishte të vërteta në teori të ndryshme konspirative në lidhje me pandeminë COVID-19.

Ai e quajti Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe kompanitë e vaksinave të tilla si Pfizer dhe BioNTech “organizata kriminale”, duke pretenduar se virusi “u lëshua qëllimisht për ta zvogëluar popullsinë globale”.

Izraeli është vendi i cili ka shkallën më të lartë të vaksinimit në botë për banorë.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?